ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan theksoi se e mbështet fuqimisht projektin për investim në

Investimi në Zvërnec, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për mjedisin
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Berat Buzhala shprehu mbështetje të plotë për projektin e planifikuar në Zvërnec. Bëhet fjalë për një investim me vlerë prej katër miliardë dollarësh.
Sipas tij, për nisma të kësaj përmase Greqia ofron edhe pronë pa pagesë. Vendi fqinj, shtoi ai, ka dëshmuar gatishmëri të ndërhyjë edhe në legjislacionin mjedisor. Qëllimi është mos humbja e projekteve madhore në turizëm.
“Patjetër jam pro për sa kohë Shqipëria e merr dritën e gjelbër për të mbyllur kapitalin 27 për ambientin. Për investime të tilla Greqia ta jep falas. E ndërron ligjin për ambientin”, tha ai.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Eglent Bici, përfaqësues i tregut imobiliar. Ai vlerësoi se Shqipëria ka nevojë për investime të kësaj peshe. Sipas tij, prania e tyre ndihmon në forcimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Jam pro. Ne kemi nevojë për mbështetje ndërkombëtare të fuqishme. Nëse merr kompani të mëdha ti ekspozohesh në tregun ndërkombëtar që këtu bëhen investime të mëdha”, tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.