ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme (22 shtator) në zonën e Gjirit të Lalzit, duke iu afruar

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme (22 shtator) në zonën e Gjirit të Lalzit, duke iu afruar me shpejtësi brezit të pishave dhe hoteleve në zonë.
Era po përhap me shpejtësi flakët dhe në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës.
Në terren ndodhet dhe deputetja Manjola Luku, që thotë se shumë turistë ndodhen në hotelet e zonës dhe era po favorizon përhapjen e zjarrit.
Në mbështetje të zjarrfikësve të Durrësit kanë mbërritur mjete dhe forca nga Tirana, Kamza, Shijaku, Kavaja dhe AKMC.
Për shkak të rrezikut të afërt për jetën e qytetarëve, autoritetet kanë ndërmarrë menjëherë evakuimin e plotë të personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut.
Në terren po zhvillohet një operacion masiv nga strukturat zjarrfikëse dhe forcat e emergjencës për vënien nën kontroll të situatës. Angazhimi logjistik dhe njerëzor përfshin:
Bashkinë Durrës (MZSH) me 4 mjete zjarrfikëse dhe 1 autobot.
Ndërmarrjet e Bashkisë Durrës me 3 autobote mbështetëse.
Bashkinë Tiranë (MZSH) me 2 mjete zjarrfikëse dhe 1 autobot.
Bashkitë Shijak, Kavajë dhe Kamëz (MZSH) me nga 1 mjet zjarrfikës secila.
Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) me 3 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca të dërguara në mbështetje.
Operacioni paraqitet i vështirë për shkak të shtrirjes së gjerë të flakëve, ndërsa institucionet në bashkëpunim të ngushtë po mbajnë në gatishmëri të plotë kapacitetet e tyre deri në normalizimin e plotë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonës së prekur dhe të ndjekin udhëzimet e tyre.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.