ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në zonën zonën e Kallmit të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit,

Një mjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga gjatë natës dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të Fierit, përgjatë aksit që të çon drejt inceneratorit.
Makinën e aksidentuar e kanë konstatuar forcat e Policisë mëngjesin e kësaj të diele. Sipas burimeve nga Policia, për fat të mirë aksidenti nuk ka qenë i fortë.
Por drejtuesi i mjetit nuk është gjetur në vendngjarje. Dyshohet se ai e ka braktisur makinën pas daljes nga rruga, ndërsa fati i tij vijon të mbetet i panjohur.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vijuar, ndërsa pritet që të dalin detaje të reja.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.