ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Në përfundimin e mbledhjes së gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave, këta të fundit kanë dalë me një vendim. Ata

Mbyllet mbledhja urgjente e gjyqtarëve shqiptarë, të cilët paralajmërojnë se masa të reja do të merren nëse nuk u bllokohen pagat. Përfaqësuesit e trupit gjykues u bënë thirrje institucioneve dhe Presidentit të Republikës që të zbatojnë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Ne nuk kërkojmë epërsi mbi dikë. Kërkojmë vetëm atë që na takon sipas ligjit. Vendimi përfundimtar nuk mund të pezullohet. Pagat duhen zhbllokuar menjëherë", deklaroi gjyqtarja Alda Sadiku pas takimit.
Ajo paralajmëroi se nëse nuk plotësohen kërkesat, masa do të shkallëzohen. Gjyqtarët mund të pezullojnë punën e tyre, duke përjashtuar vetëm çështjet me rëndësi të veçantë.
"Garancia kushtetuese nuk varet nga dikush që mban fondet publike. Çdo kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të shkojë në rrugë ligjore. Thesari s’mund të shndërrohet nga mjet ekzekutimi në mjet pezullimi", u theksua në deklaratën zyrtare. Shtohej se nuk ka më vend për vonesa apo zgjidhje gjysmake.
Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, e mbledhur në mënyrë të jashtëzakonshme, e cilësoi situatën si një cenim të drejtpërdrejtë të autoritetit kushtetues dhe pavarësisë së drejtësisë. Vendimi Nr. 15/2026 i Kushtetueses është përfundimtar e i detyrueshëm. Sipas gjyqtarëve, asnjë organ shtetëror nuk mund t’i pezullojë efektet e tij me mosveprim apo interpretim financiar.
U renditën edhe arsye ligjore të tjera. Pas 31 korrikut 2026, formula e shpallur antikushtetuese nuk mund të zbatohet më. Mosveprimi i ligjvënësit nuk e ringjall normën e shfuqizuar. Gjithashtu, pagesat e administratës gjyqësore nuk janë pjesë e qëndrimit refuzues të Ministrisë së Financave.
"Në një shtet kushtetues, buxheti duhet t’i shërbyejë Kushtetutës, jo e kundërta", u theksua në dokument.
Përballë kësaj gjendjeje, gjyqtarët kërkuan ndërhyrje të menjëhershme. Tre janë kërkesat kryesore: Zhbllokimi i pagave pa vonesë për të gjithë, zbatimi i plotë i vendimit të Kushtetueses dhe i vendimit Nr. 435 të KLGJ-së, si dhe njohja e pagave nga organet tatimore sipas parametrave ligjorë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.