ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ambasadori i ri amerikan në vendin tonë, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me disa deputetë të opozitës. Burime bëjnë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me një grup deputetësh të opozitës.
Sipas burimeve, në tryezë kanë qenë Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso. Pjesë e bisedës ishin edhe përfaqësues të partive të vogla parlamentare.
Takimi vjen në vazhdën e kontakteve që diplomati amerikan po zhvillon me institucionet shqiptare. Wendt mbërriti së fundmi në vend dhe më 2 tetor bëri prezantimin zyrtar.
Në takim morën pjesë edhe dy senatorë amerikanë. Ata ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Nga takimi ka munguar kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe u shmang nga axhenda e ambasadorit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.