ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Grupe të rinjsh kanë vandalizuar sot një nga veprat e artit që qëndronte në zonën e Lezhës. Grupe të rinjsh

Grupe të rinjsh kanë vandalizuar sot një nga veprat e artit që qëndronte në zonën e Lezhës.
Grupe të rinjsh hipën sipër konstelacionit (monumentin) e librit “Lahuta e Malësisë” të At Gjergj Fishtës dhe nisën ta shkatërronin apo kthenin në një “lisharese” apo karusel.
Analisti Martin Leka ka ironizuar me sarkazëm të thellë këto pamje, duke i cilësuar një “turp e faqe të zezë”.
“Njëherë ia zhduku eshtrat regjimi komunist, tani po ja lëkundin njerëz pa din e iman, “Homerit” tonë At’ Gjergj Fishta! Sa turp e faqe e zezë”, shkruan analisti në postimin e tij, që e shoqëron edhe me pamjet e vandalizmit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.