ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Portugalia ka marrë një fitore të madhe kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Një fitore e arritur në shifrat 1-2, por Kristiano Ronaldo u la jashtë fushës së blertë. Trajneri i Portugalisë vendosi të mos e aktivizonte në asnjë minutë yllin e ekipit duke parë formën e tij fizike. Nga ana tjetër Norv

VIDEO/ Ikën pa përshëndetur tifozët, Cristiano Ronaldo largohet i pari pas fitores së Portugalisë
Portugalia triumfoi 1-2 përballë Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Skuadra luzitane siguroi tre pikë me vlerë në transfertë, por pa Cristiano Ronaldon në fushë.
Sulmuesi nuk u aktivizua asnjë minutë. Trajneri i portugezëve preferoi ta ruante, pasi gjendja fizike e yllit nuk ishte optimale.
Norvegjia imponoi ritëm të lartë dhe intensitet gjatë gjithë ndeshjes. Kjo e bindi stafin teknik të mos rrezikonte me Ronaldon.
Në fund ekipi festoi suksesin para kamerave. Ronaldo u veçua nga grupi. Ai u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes sapo arbitri mbylli takimin. Pjesa tjetër e lojtarëve shkoi drejt tribunës për të duartrokitur tifozët.
Momenti u fiksua në video. Pamjet tregojnë Ronaldon që hyn i vetëm në tunel, ndërsa shokët e skuadrës festojnë me mbështetësit. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.