ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
E vetmja rrugëdalje për ngërçin e krijuar në bashkinë e Tiranës për shkak të mungesës së kryetarit Erion Veliaj që

Në “Studio Live” në Report Tv, Halit Valteri ka dhënë opinionin e tij lidhur me situatën në bashkinë e Tiranës. Sipas tij, e vetmja zgjidhje për ngërçin aktual është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Valteri theksoi se Kushtetuesja ka konstatuar se masa e arrestit në burg është jo proporcionale.
“Ka vetëm një rrugë, të ekzekutohet vendimi i Kushtetueses”, u shpreh ai. Valteri shtoi se ky vendim i Kolegjeve të Bashkuara nuk lidhet vetëm me Erion Veliajn. “Ai është një rast që vite më vonë do të studiohet në Fakultetin e Drejtësisë si shembull se si një i mandatuar, pa akuza dhe prova, dërgohet në paraburgim, ndërsa kolegë të tjerë gjykohen në liri”, vijoi Valteri. Ai paralajmëroi se data 15 do të jetë vendimtare për sistemin e drejtësisë.
I pyetur për shkarkimin e Anuela Ristanit, Valteri shpjegoi se brenda bashkisë kishte pasur përplasje të herëpashershme. Këto konflikte kryesisht kishin të bënin me administrimin e qytetit dhe shërbimin e pastrimit.
Në lidhje me këtë çështje, Valteri mbështeti veprimet e kryebashkiakut. “Pjesa dërrmuese e problemeve ishte te pastrimi dhe menaxhimi. Veliaj mori një vendim të drejtë kur e shkarkoi atë dhe i mori frenat në dorë. E udhëheq qytetin vetë, edhe nga qelia, me vështirësi enorme”, tha ai. “Por është më mirë që ta drejtojë ai nga qelia, sesa një person i paaftë”, përfundoi Valteri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.