ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
UEFA ka goditur me sanksione të rënda futbollin serb, pas incidenteve të përsëritura të tifozëve gjatë ndeshjeve të fundit të

UEFA ka goditur me sanksione të rënda futbollin serb, pas incidenteve të përsëritura të tifozëve gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve.
Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 129 mijë euro, ndërsa kombëtarja do të luajë ndeshjen e ardhshme në shtëpi pa praninë e tifozëve.
Vendimi i organit drejtues të futbollit evropian vjen pas një serie shkeljesh të konstatuara në përballjet me Greqinë dhe Holandën, ku u raportuan sjellje raciste e diskriminuese, brohoritje të papërshtatshme, përdorim fishekzjarrësh dhe hyrje e tifozëve në fushën e lojës.
Pjesa më e madhe e sanksioneve lidhet me dy ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, kundër Greqisë më 24 shtator dhe Holandës më 27 shtator.
Për këto incidente, Serbia është ndëshkuar me 89 mijë euro gjobë, ndërsa masa më e rëndë është mbyllja e stadiumit për ndeshjen e ardhshme në shtëpi, të planifikuar kundër Gjermanisë më 13 nëntor.
Në detajet e vendimit, UEFA ka vendosur 50 mijë euro gjobë për sjelljen diskriminuese të tifozëve dhe sanksionin që lidhet me ndeshjen pa spektatorë.
Federata serbe është ndëshkuar gjithashtu me 22,500 euro për mesazhe të papërshtatshme në stadium, 2 mijë euro për përdorimin e fishekzjarrëve dhe 15 mijë euro për pushtimin e fushës.
Situata është rënduar edhe nga incidentet në ndeshjen në transfertë ndaj Holandës më 4 tetor, për të cilën janë shtuar edhe 40 mijë euro gjoba.
Këto masa lidhen me sjellje raciste ose diskriminuese dhe brohoritje të papërshtatshme nga tifozët serbë.
Përveç gjobave financiare, UEFA ka parashikuar edhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët serbë për ndeshjen e ardhshme jashtë fushe.
Megjithatë, ky sanksion është pezulluar për një periudhë prove dyvjeçare.
Në listën e federatave të ndëshkuara është edhe Kroacia. Për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes kundër Spanjës, të luajtur më 29 shtator në stadiumin Sánchez Pizjuán, Federata Kroate e Futbollit është gjobitur me 20 mijë euro.
Edhe në këtë rast, UEFA ka vendosur ndalimin e shitjes së biletave për tifozët kroatë për ndeshjen e ardhshme në transfertë, por masa është pezulluar për dy vjet.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.