ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bode, ka qenë sot e pranishme në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar mbi buxhetin e

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bode, ka qenë sot e pranishme në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar mbi buxhetin e vitit të ardhshëm, ku nuk i shpëtoi pyetjes për transferimin e Erion Veliajt drejt burgut të Fierit.
Bode u pyet nga deputeti Erald Kapri, mbi arsyet e transferimit të Veliajt, por tha se përgjigjet do ti japë vetëm në rrugë zyrtare.
Sipas Bodes, urdhrat e transferimit të të burgosurve janë një procedurë e zakonshme e drejtorit, dhe vetëm të premten sipas saj, ajo ka firmosur 93 lëvizje të të dënuarve, për arsye të ndryshme.
“Në lidhje me pyetjen e fundit, ju mund të drejtoheni në mënyrë zyrtare që të merrni të gjitha përgjigjet shteruese. Në lidhje me transferimet, dua tiu them që vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra transferimi. Çdo urdhër është kompetencë e autorizuar e drejtorit të burgjeve. Urdhri i transferimit futet në aktet e klasifikuara”, u shpreh Bode, gjatë raportimit të saj para deputetëve.
Veliaj u transferua rreth 10 ditë më parë, në burgun e Fierit, një vendim që solli një përplasje të hapur mes tij dhe kryeministrit të vendit Edi Rama. Veliaj e cilësoi vendimin një rrëmbim dhe hakmarrje, për shkak të qëndrimit që ai ka mbajtur për të mos ‘e dorëzuar’ Bashkinë e Tiranës, dhe dyshimeve që kryeministri Rama ka se ai fshihet pas protestave në vend.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.