ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka deklaruar se sulmuesi Mirlind Daku nuk është i kënaqur me pozicionin e

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku nuk është i kënaqur me hapësirën që ka aktualisht te Spartaku i Moskës dhe kërkon një rol më qendror në sulm. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i klubit rus, Vadim Romanov.
Tekniku i Spartakur ka vlerësuar lartë cilësitë e 28-vjeçarit. Ai theksoi se skuadra kishte nevojë për një profil si Daku.
"Daku është një futbollist dhe golashënues shumë cilësor. Na duhej një lojtar i tillë, i uritur për gola, agresiv dhe, në njëfarë mënyre, egoist, që dëshiron të jetë gjithmonë më i rrezikshmi në fushë. Pres shumë prej tij. E shoh që në asnjë mënyrë nuk është i kënaqur me pozicionin e tij aktual. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë numri një në sulm", u shpreh Romanov.
Pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha. Trajneri beson se ambicia për të qenë lideri i repartit ofensiv do ta shtyjë sulmuesin të japë maksimumin.
Daku iu bashkua Spartakut pas një periudhe trevjeçare te Rubin Kazan. Aty u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit në çdo sezon. Në total realizoi 35 gola në Premier Ligën ruse.
Edhe këtë edicion e nisi me gol. Në dy takimet e para të kampionatit, ende me fanellën e Rubin Kazanit, gjeti rrjetën dy herë.
Ndërkohë Spartaku po kalon një moment pozitiv. Pas nëntë javëve të para skuadra moskvite ka grumbulluar 19 pikë dhe mban vendin e dytë në klasifikim.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.