ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tirana fitoi derbin e kryeqytetit, pasi mposhti Partizanin me rezultatin 3-1, në duelin e javës së gjashtë në Abissnet Superiore.

Tirana triumfon në derbi 3-1, Vllaznia siguron fitoren e parë
Kryeqyteti u ngjyros bardheblu. Tirana mundi Partizanin 3-1 në ndeshjen e javës së gjashtë në Abissnet Superiore.
Takimi nisi me tempo të fortë. Të besuarit e shtëpisë u lëshuan përpara që në minutat e para. Në të 7-ën, Redon Xhixha zhbllokoi shifrat. Sulmuesi goditi saktë nga jashtë zone dhe dërgoi topin në rrjetë.
Të kuqtë kërkuan përgjigje të shpejtë. Në të 15-ën, Aliu tronditi shtyllën. Goli i barazimit erdhi në të 36-ën. Skuka lëvizi bukur në zonë. Ai pasoi për Himallarin, i cili e pati të lehtë ta shtynte topin në portën bosh.
Fraksioni hapës u mbyll 1-1. Pas pushimit u pa një tjetër ndeshje. Sulm pas sulmi nga të dyja anët. Hazrollaj shpërdoroi dy shanse të pastra për Tiranën. Ndërkohë Aliu u ndal sërish nga shtylla për Partizanin.
Në të 79-ën, ekuilibrat u prishën. Ilevski gjeti golin pas një topi të zgjuar të Kis brenda zonës.
Pas vetëm gjashtë minutash erdhi goditja e tretë. Kisa u tregua i saktë nga penalltia. Njëmbëdhjetëmetërshin e kishte fituar Bernard Berisha. Deri në fund nuk pati më ndryshim.
Me tri pikët e reja, Tirana u ngjit në katër me tetë pikë. Partizani ra në të nëntin me katër pikë dhe u fut më thellë në krizë.
Fitore minimale mori edhe Vllaznia. Shkodranët mundën 1-0 Dinamon. Kjo ndeshje shënoi debutimin e Csaba Laszo në stol. Për kuqeblutë është triumfi i parë në këtë sezon.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.