ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm (8 shtator) Shqipërinë. Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar rreth orës

Një tërmet ka goditur mëngjesin e sotëm (8 shtator) Shqipërinë.
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar rreth orës 05:40 në juglindje të Pogradecit.
Sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar me epiqendër rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet.
Nuk ka informacione për të lënduar dhe dëme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.