ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një qytetar është konfrontuar me kreun e lëvizjes “Bashkë” Arlind Qorri dhe deputetin Redi Muçin, gjatë disa momenteve tensioni në fillim të protestës.

Tension në nisje të protestës. Një qytetar i revoltuar i është afruar kreut të lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qorri, dhe deputetit Redi Muçi, duke i kërkuar llogari për Sorosin.
Pamjet që qarkullojnë në internet e tregojnë burrin teksa shkon drejt dy organizatorëve të protestës. Pyetja që ai shtron është e drejtpërdrejtë: përse Sorosi nuk denoncohet.
“Pse nuk e përmend Sorosin ti? Ti, pse nuk e përmend Aleks Sorosin. Ti që del me ministrin grek të Financave. Ku të punon gruaja ty?”, dëgjohet ai në video, ndërsa i drejtohet Qorrit.
Pak më pas ndërhyn deputeti Muçi. Ai tenton ta largojë qytetarin nga grupi i protestuesve.
Përplasje mes aktivistëve të Lëvizjes Bashkë dhe atyre të Partisë Demokratike në veçanti kanë ndodhur edhe më herët. Mbetet e paqartë nëse personi në pamje ishte mbështetës i PD-së.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.