ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka reaguar për vandalizimin e monumentit ‘Lahuta e Malcis’ në Lezhë, nga një grup protestuesish

Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka reaguar për vandalizimin e monumentit ‘Lahuta e Malcis’ në Lezhë, nga një grup protestuesish të maskuar.
Deputeti pyet nëse një akt i tillë është injorancë apo skenar pasi s’mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat e figurave të tij.
“Injorancë apo skenar?! Studentët nuk kursejnë as veprën e At Gjergj Fishtës?! Çfarë kauze mund të mbrohet duke vandalizuar monumentin e veprës së një prej figurave më të mëdha të kombit? Që kur shkatërrimi i simboleve të dijes dhe kulturës u bë shprehje e lirisë? Si mund të pretendosh se lufton për të ardhmen e vendit, kur nuk njeh, e jo më të respektosh, krenaritë e tij?! Apo fshihen qëllime të tjera?!”, shkruan Shalsi.
Monumenti i “Lahutës së Malcis” ndodhet në bulevardin që mban edhe emrin e poetit Gjergj Fishta. Ai paraqet një libër gjigant të hapur, me vargje të gdhendura dhe elemente simbolike që i kushtohen veprës së Fishtës.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.