ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Momente tejet të rrezikshme për jetën janë regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv policie është goditur

Incident i rëndë shënoi protestën e 28 Nëntorit te Bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Një agent policie u godit me bombë molotov dhe preu flakë. Kollëguarët e tij intervenuan menjëherë dhe arritën të shuajnë zjarmin.
Sipas informacioneve, sulmi duket i paraplanifikuar si pjesë e një skenari kriminal të organizatorëve të protestës së dhunshme. Qëllimi: të shkaktojë viktima dhe të pëshkallësojë tensionin. Dy orë pas ngjarjes, në një grup komunikimi të organizatorëve, u shfaq një thirrje e frikshme: "të digjen të gjallë disa policë".
Në atë platformë jepeshin edhe direktiva për akte vandalizmi, djegje dhe shkatërrim kundër institucioneve shtetërore, bizneseve private dhe forcave të rendit. Më të rëndësishme ishin thirrjet për vrasje.
Reaguoi Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS. E shpalli sulmin "tentativë për vrasje". "Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft!", shkroi ai. Shtoi se nuk duhet të çojë në situata ku dikush në gjykatë pret të mos gjenden prova për dhunë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.