ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke e

**“Tani jemi një ekonomi 30 miliardëshe” — Rama: Nga Brukseli kam sjellë lajme të mira për Shqipërinë**
Shqipëria do të marrë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili e lidh drejtpërdrejt këtë me detyrimet dhe reformat që vendi ka plotësuar për Brukselin.
Fjalët e tij erdhën në mbyllje të samitit BE–Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Tiranë. Aty kreu i qeverisë u ndal gjerësisht te përparimi ekonomik i vendit. Ekonomia shqiptare është trefishuar brenda një dekade, nga 10 miliardë euro në 30 miliardë euro, theksoi ai.
Rama shtoi se po kthehet nga takimet në Bruksel me lajme pozitive për Shqipërinë. Përfitimet më të mëdha nga plani evropian, sipas tij, nuk janë një favor. Ato vijnë si rezultat i punës që ka bërë vetë vendi.
“E dashur komisionere Kos. Ndërsa kjo konferencë i afrohet fundit, më lejoni të falënderoj së pari KE-në, partnerët tanë rajonalë dhe investuesit e bizneset që i dhanë thelbin këtyre dy ditëve. Më lini ta nis duke thënë se sa larg kemi ardhur, sepse dhe unë e përshkova gjithë rrugën nga epoka e akullit te temperatura e dhomës e kam shumë të vështirë ta mendoj se si e nisëm.
Një dekadë më vonë, pas procesit të Berlinit, lindi plani i ri i rritjes. Si një rajon që përpiqet që të kapë ritmin me BE-në, jemi më shumë se kaq, jemi një rajon i ri investimi. Është një propozim dhe propozimi duhet të vërtetohet me projekte dhe partneritete. Shihni Shqipërinë, një dekadë më parë, ishte një ekonomi 10 miliardë euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro.
E kemi trefishuar ekonominë dhe synojmë të bëjmë më shumë. Gjendemi mes Adriatikut dhe Jonit, përballë Italisë, portë hyrëse në Ballkan, anëtare e NATO-s dhe synojmë të jemi anëtare e BE-së. Sapo jam kthyer nga samiti BE-Ballkan Perëndimor me lajme të mira dhe jam besimplotë se Marta do ua thotë. Shqipëria do të marrë më shumë nga plani i rritjes, jo si nder, por se kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë”, tha kryeministri Rama.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.