ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Më shumë se gjysma e punonjësve në Zvicër janë të shqetësuar për sigurinë e vendit të tyre të punës, ndërsa stresi dhe angazhimet profesionale jashtë orarit të punës mbeten ndër problemet kryesore me të cilat përballen ata. Kështu bëhet e ditur në rezultatet e një ankete përfaqësuese të organizatës

Më shumë se gjysma e punonjësve në Zvicër janë të shqetësuar për sigurinë e vendit të tyre të punës, ndërsa stresi dhe angazhimet profesionale jashtë orarit të punës mbeten ndër problemet kryesore me të cilat përballen ata.
Kështu bëhet e ditur në rezultatet e një ankete përfaqësuese të organizatës sindikale Travail.Suisse, të prezantuara të premten.
Sipas “Barometrit të Kushteve të Punës 2026”, mbi 54 për qind e punonjësve në Zvicër shprehin shqetësime për vendin e tyre të punës, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte pak më e ulët se 49 për qind, shkruan 24 Heures, përcjell ABC24.AL.
Anketa evidenton gjithashtu se nivelet e stresit në vendin e punës vazhdojnë të mbeten të larta.
Rreth 42 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndihen të stresuar në punë “shpesh” ose “shumë shpesh”.
Ndërkaq, 28.6 për qind e punonjësve kanë deklaruar se punojnë shpesh ose shumë shpesh edhe gjatë kohës së lirë, për të përmbushur kërkesat profesionale, transmeton ABC24.AL.
Anketa ka nxjerrë në pah edhe përdorimin gjithnjë e më të pranishëm të inteligjencës artificiale në vendin e punës.
Më shumë se një e treta e të anketuarve përdorin rregullisht aplikacione të inteligjencës artificiale në punë, ndërsa një në pesë prej tyre e lidh përdorimin e kësaj teknologjie me rritjen e kërkesave për produktivitet.
Anketa është realizuar nga Travail.Suisse në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bernës.
Në kuadër të edicionit të 12-të të këtij barometri janë intervistuar gjithsej 1,419 punonjës të moshës nga 16 deri në 64 vjeç./ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.