ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës.

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës. Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë me autobotin e ujit.
Ndërkohë, nga brenda selisë kanë dalë disa persona të pajisur me shkopinj, të cilët kanë sulmuar protestuesit. Të pyetur nëse janë efektivë civilë, ata e mohuan, duke u shprehur se janë thjesht anëtarë të Partisë Socialiste.
Përplasjet nisën më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit sulmuan me gurë dhe molotov autobotin e policisë. Uniformat blu u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke bërë që turma të zhvendosej drejt qendrës së kryeqytetit.
Ndërkohë, bilanci i pesë ditëve të para të protestave ishte 272 persona të lënduar, mes tyre 169 punonjës policie, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.