ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. Lajmi është

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS.
Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Norvegjeze e Dixhitalizimit (Digdir) për rrjetin Faytuks Network.
Sipas raportimit, sulmi ka në shënjestër platformën ID-porten, e cila shërben si sistem kombëtar për identifikimin dhe hyrjen e qytetarëve në shërbimet publike digjitale në Norvegji.
Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service) synojnë të mbingarkojnë një sistem ose server me një numër të madh kërkesash, duke vështirësuar ose pamundësuar aksesin e përdoruesve të ligjshëm në shërbimet online.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.