ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Stuhia “Argos” duhet të arrijë kulmin sot, prandaj është aktivizuar një alarm i kuq për motin në Athinën përfshirë disa pjesë të Greqisë Protothema

**Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone**
Stuhia “Argos” pritet të arrijë kulmin gjatë ditës së sotme. Për këtë arsye, autoritetet greke kanë aktivizuar alarmin e kuq të motit për Athinën dhe për disa zona të tjera të vendit, raporton Protothema.
Paralajmërimi i nivelit më të lartë është shpallur për Atikën, Thesalinë, lindjen e Greqisë qendrore, Evian dhe pjesë të Peloponezit. Në Detin Egje priten erëra të forta stuhie, të cilat mund të arrijnë deri në 10 ballë Beaufort.
Situata më e rrezikshme pritet në kryeqytet. Mes orës 13:00 dhe 19:00, në Athinë mund të bjerë një sasi shiu sa reshjet mesatare të gjithë muajit nëntor.
Që në mbrëmjen e së shtunës, shërbimet zyrtare kanë nisur paralajmërime përmes sistemit 112 për banorët e pesë distrikteve. Ndërkohë, masa emergjente janë vendosur në katër rajone, përfshirë ndalimin e punës në ambiente të hapura.
Shiu nisi të bjerë në Athinë gjatë natës së kaluar. Grumbullimi i ujit në disa rrugë shkaktoi ndërprerje të trafikut, ndërsa në periferinë bregdetare të Vulës qarkullimi u pezullua përkohësisht.
Ndryshe nga jugu dhe perëndimi, edhe veriu i Greqisë po përballet me borë. Kushtet dimërore kanë prekur Florinën dhe zonat përreth Kosturit, ku tashmë është krijuar shtresë bore.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.