ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit. Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit.
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë.
Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje.
Ndërkohë, më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.
Policia i shpërndau me gaz, teksa ata hodhën molotovë ndaj institucioneve dhe shkulën pllakat.
Një student i maskuar kërcënoi bizneset me djegie nëse nuk dilnin në shesh.
“Nëse nuk dilni do ju djegim edhe ju”, tha ai nga sheshi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.