ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Disfata e parë e Gjermanisë së Jürgen Klopp në Augsburg ka ardhur përballë një rivali, i cili kurrë më parë

Humbja e parë e Gjermanisë nën drejtimin e Jürgen Klopp u regjistrua në Augsburg. Përballë ishte një kundërshtar që deri në atë sfidë nuk kishte arritur kurrë të fitonte në tokën gjermane.
Kjo disfatë e ka vendosur sot trajnerin në qendër të kritikave. Megjithatë 59-vjeçari ka zgjedhur të ruajë qetësinë. Ai kërkoi më shumë kohë dhe durim për t'i dhënë skuadrës formën e dëshiruar.
Bëhet fjalë për një nisje pa precedent në pankinën gjermane. Asnjë komisar teknik më parë nuk e kishte filluar aventurën me një barazim dhe një humbje.
Përballë presionit, Klopp u përgjigj shkurt. "Nuk dua të mendoj shumë për ndeshjet e luajtura pasi kemi dhe dy të tilla që na presin në ditët në vazhdim. Për startin e dobët nuk mund të them asgjë më shumë. Preferoj një start të dobët, por një fund pozitiv", tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.