ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Gerti Çarçani **Sponsorizimi në grackën e aprovimit paraprak: një gjobë pushteti mbi një ligj shteti**

**Sponsorizimi në grackën e aprovimit paraprak: një gjobë pushteti mbi një ligj shteti**
Nga Gerti Çarçani
Draft-ligji për sponsorizimin vazhdon të qëndrojë në “inkubator”. Në letër duket si një grumbull i madh meritashe e atributesh. Në realitet, pika që e asgjëson faktikisht është aprovimi paraprak. Ai sjell me vete komandë, diktat, bakshish dhe para nën dorë, në këmbim të miratimit të një kontrate.
Shteti është kujdesur më shumë të kontrollojë një ligj që nuk është bërë ende, sesa të kurojë zbatimin e plotë të tij, siç do duhej normalisht.
Alarmi me argumente erdhi fillimisht nga presidenti Duka, pastaj nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, nga ai i Skënderbeut, Ardian Takaj, dhe më tej nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ish-deputet i majtë. Pavarësisht kësaj, duket sërish se shteti, ose hartuesit e draftit, nuk kanë ndërmend të lëvizin nga istikami i tyre përfitues: komanda na takon ne.
Kryeministri duhet ta ndalojë këtë me sens logjike dhe aspak me imponim. Aprovimi paraprak është një marrëzi që kuptohet lehtë. Duke e hequr nga draft-ligji, ai zhbën pa e bërë ende një handikap burokratik dhe përfitues brenda këtij ligji. Ndryshe, balta si përherë do të bjerë mbi të.
Kur dëgjon aktorët dhe faktorët e politikës për sponsorizimin në sport, vërehet një gjë e njëjtë. Të gjithë bëjnë një skip mbi faktin e aprovimit paraprak, që nënkupton komandë e diktat mbi biznesin dhe përfituesit. Vëmendja spostohet menjëherë te tavani, që mund ta rrisim.
Por as ministri Gonxhe, as lideri parlamentar socialist Taulant Balla, fërkuesit e përbashkët të topit sponsorizues siç u pa në foton e publikuar nga vetë Taulanti, nuk japin spjegimin bazik. Atë që sot, e për ditë me radhë, komuniteti i grupeve të interesit po e ulëret me të madhe.
Pse duhet të shkojnë palët sponsorizuese dhe përfituese te Ministri i radhës, në rastin konkret te Gonxhe, përpara se të lidhin kontratën? Apo, akoma më tej, përse një kontratë e tillë ekonomike kërkon aprovim paraprak edhe nga kreu i tatimeve?
Këtu ka një SKIP të madh nga ata, dhe vëmendja kalon direkt te pragu e tavani. Pikërisht në këtë pikë duhet të vërë veton e vullnetmirë njeriu i vetëm që deshi ta çajë këtë draft-ligj nga bllokada e Financave: Kryeministri Rama. Ai nuk duhet të lejojë për asnjë arësye që të bëhet pis edhe ky binar operues, shumë i domosdoshëm për sportin, futbollin, kulturën dhe artin. Paraprakisht jo. Më pas le ta çojë gjithë shtetin për kontroll, sepse kontrolli është krejtësisht logjik dhe utilitar.
Përtej asaj që mund të bëjë Rama, pse u dashka të trokasësh te Ministria për të marrë aprovimin? Për çfarë?
1. Për të marrë bekimin e ministrit, sipas “rregullave” të tangentit?
2. Për të kuptuar se ku e dikton orientimin financiar?
3. Për t’u bërë “djalë i mirë” dhe për të kuptuar se duhet lëshuar një përqindje tjetër e pashmangshme, sepse ndryshe këtë sponsorizim nuk e merr?
4. Për të imponuar mbi biznesin, sepse jo këtu, por atje duhet orientuar sponsorizimi, sepse “themi ne” që ta japim?
5. Për të frustruar palët dhe për t’i bërë të kuptojnë procesin siç duhet, se këtu e vendos Gonxhja, apo pasuesit e radhës, kush do të marrë sponsorizim? Deri sot ligji ja jep marrëzisht këtë atribut. E këtu Blendi s’ka “faj”, thjesht gëzon.
6. Për ta çuar sponsorizimin atje ku do të vendosë ministri, me hir apo me pahir?
7. Për të hyrë “palë aksionare” me përfituesit, pas miratimit të kontratës?
8. Për të mos u përballur me shprehjen: fondi mbaroi, provo sërish vitin tjetër… etj etj etj?
Këto pyetje janë shqetësime që kanë buruar dhe vazhdojnë të jenë ekzistente direkt nga grupet e interesit të lartpërmendura. Të thëna në një mënyrë apo në një tjetër, thelbin e kanë të qartë.
Me komandë nuk kemi bërë asgjë me këtë ligj, thjesht jemi në vendnumëro. Do të sigurojmë ndonjë lek vetëm kur të kemi lënë ndonjë lek, aty ku duhet dhe siç duhet.
Vetëm dje, një meso-burrë plak, i urtë, socialist në të shtatqind brezat e tij, por shumë frekuentues futbolli, më ndaloi një moment. Pasi më kërkoi t’ia spjegoja me pak fjalë këtë gjë, ose aq sa mundte të kuptonte, më tha në fund:
“Or djalë, vërtetë edhe këtu duan të marrin lekë…”. Dhe iku duke qeshur me stilin e tij. Një socialist i mirë, një xhaxho i mirë që e kuptoi se çfarë gjelle po “gatuajnë” me sponsorizimin.
Aprovimi paraprak është një marrëzi e madhe. Këtu Rama duhet të ndërhyjë, me forcë dhe me neveri absolute për këdo që e ka ngjizur këtë idiotësi që mban erë. Sepse është thjesht dhe vetëm një gjobë pushteti, karshi një ligji shteti.
Janë ende në kohë ta ndreqin dhe ta bëjnë mirë. Mos ta prekin procesin paraprakisht, por ta auditojnë deri në centin e fundit pasi
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.