ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin

Ngacmime në shkollën e Selenicës: shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin e edukimit fizik
Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë paraqitur në polici denoncim kundër mësuesit të edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmime seksuale brenda ambientit shkollor.
Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti. Ai ishte bërë pjesë e stafit pedagogjik të institucionit rreth dy muaj më parë.
Nxënëset që kanë denoncuar rastin janë 14 deri 17 vjeçe. Gjatë një vëzhgimi në terren në Selenicë, nxënës të shkollës “Hajredin Beqari” kanë thënë se kishin dëgjuar për pretendimet ndaj mësuesit.
Disa prej tyre kanë bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar kanë shkuar në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me ngjarjen. Edhe prindërit e vajzave shprehen se kanë dëgjuar për sjellje të papërshtatshme të mësuesit ndaj nxënëseve, përfshirë ngacmime dhe prekje fizike.
Kolegu i tij, mësuesi Dritan Gargaj, i cili thotë se e njihte prej rreth dy muajsh, deklaron se nuk e beson se ai mund të ketë kryer veprime të tilla. Policia e Vlorës po vazhdon hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa merr në pyetje nxënës dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni.
“ I ngacmonte me fjalë… ‘hajde te lali zemra’”, ka thënë një nxënës.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.