ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke

Shqipëria mbetet në fund të tabelës në Ballkanin Perëndimor për numrin e mjekëve në raport me popullsinë, me një hendek të madh ndaj mesatares së Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, vendi ka 22,7 mjekë për çdo 10 mijë banorë. Kjo vlerë përfaqëson vetëm 53% të mesatares së BE-së. Në rajon, vetëm Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë të dhëna më të dobëta.
Maqedonia e Veriut çon me 33,8 mjekë për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32,3 dhe Mali i Zi me 27,9. Bosnja-Hercegovina shënon 21,1, ndërsa Kosova mbetet në fund me 19 mjekë për 10 mijë banorë.
Diferencat janë të madha. Maqedonia e Veriut ka gati 49% më shumë mjekë për banor se Shqipëria. Serbia kalon me rreth 42%.
Në përqindje të mesatares europiane, Maqedonia e Veriut arrin 79%, Serbia 76%, Mali i Zi 65%. Shqipëria stukon në 53%, ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova arrijnë 49% dhe 44%.
Të dhënat tregojnë një përkeqësim të pozicionit relativ të Shqipërisë. Një vit më parë, hendeku ishte më i vogël me 0,9 pikë përqindjeje.
Përkeqësimi më i fortë u regjistrua në Kosovë, me 3,8 pikë përqindjeje. Maqedonia e Veriut humbi 2 pikë, Mali i Zi 1,1, Serbia 1 pikë, Bosnja-Hercegovina 0,1 pikë.
Të gjitha pesë vendet e Ballkanit Perëndimor e krahasuan me mesataren e BE-së gjatë 2025-së. Hendeku në personelin mjekësor u zgjërua.
Për sistemin shëndetësor shqiptar, niveli i ulët i mjekëve mbetet një sfidë kryesore. Aksesi në shërbime dhe nevojat në rritje të popullsisë kërkojnë zgjidhje të shpejta.
Numri i mjekëve për banor nuk është treguesi i vetëm i cilësisë. Megjithatë, diferenca e madhe me Europën pasqyron nevojën e urgjente për forcimin e kapaciteteve njerëzore në sektor.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.