ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kombëtarja shqiptare nis këtë të shtunë, rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Air

Kombëtarja shqiptare nis këtë të shtunë, rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria pritet të ketë një mbështetje të madhe në stadium. Gazetari Gentjan Alinani, ka zbuluar se pak orë para ndeshjes janë shitur afro 14 mijë bileta, ndërsa numri pritet të rritet në orët e ardhshme, deri në fillimin e takimit.
Parashikohet që për duelin mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë të jenë rreth 16 ose 17 mijë tifozë në stadium.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare për trajnerin Rolando Maran, pas dy miqësoreve të humbura në muajin qershor.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.