ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka ndarë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian edhe eksperiencat e saj personale në

**Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos: Pushimet në Shqipëri, vende e njerëz që nuk i harroj**
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ndau edhe përvojat e saj personale nga Shqipëria. Ajo vlerësoi bukuritë natyrore të vendit dhe mikpritjen e shqiptarëve.
Më pas, Kos u ndal sërish te rruga e integrimit. Sipas saj, dialogu dhe bashkëpunimi mbeten thelbësorë për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.
"Unë kam kaluar disa pushime, Pashkët në Shqipëri. Nuk i thashë askujt që kisha ardhur. Kam bërë 4 mijë kilometra deri në Theth. Nuk kam përjetuar ndonjëherë vende më të bukura dhe nuk kam takuar njerëz më të mirë. Ndihesha aq e sigurtë dhe aq mirë."
Procesi i anëtarësimit nuk është linear, shtoi ajo, sepse ka luhatje. Rëndësi ka vazhdimi i objektivit, theksoi komisionerja.
"Jemi këtu për t'iu dëgjuar, nuk pres që 100% e të gjithëve të bien dakord për një gjë. Por edhe kur nuk bien dakord ti diskutojmë dhe të bëhemi bashkë. Ky është angazhim im dhe unë jam më se e gatshme që ta përmbush këtë vitin e ardhshëm", tha Marta Kos.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.