ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane,

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Takimi mblodhi në një tryezë përfaqësues të institucioneve shqiptare, të Parlamentit Europian dhe të parlamenteve të vendeve të BE-së. Në qendër të diskutimeve ishte “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë u ndal te faza ku ndodhet vendi në procesin e integrimit. Ai ironizoi interesin e madh të krijuar së fundmi për flamingot, ndërsa theksoi se shqiptarët tashmë besojnë te mundësia për më shumë zhvillim.
“Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, qytetarët e kanë kuptuar tashmë se Shqipëria ka potencial për të bërë një hap më të madh përpara. Ai shtoi se ky perceptim vjen pavarësisht lajmeve të pavërteta dhe teorive konspirative, të cilat sipas tij kanë rënduar klimën sociale.
“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, që mund të bëhet edhe më ndryshe, dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo”, tha ai.
Rama vlerësoi se në raport me disa shtete anëtare, Shqipëria ka një avantazh. Arsyeja, sipas tij, është entuziazmi që shqiptarët ruajnë ende për projektin europian.
“Por nga ana tjetër, krahasuar me vendet e BE, ne shqiptarët kemi një përparësi të madhe, pasi ne ende e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu në vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte martesë, ndërkohë ne jemi plotësisht të angazhuar”, deklaroi kryeministri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.