ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një nga banoret e pallatit në Elbasan, ku më 4 nëntor ndodhi shpërthimi tragjik që u mori jetën dy personave,

Një banorë e pallatit në Elbasan, ku më 4 nëntor ndodhi shpërthimi me dy viktima, u rrëfen në një intervistë për emisionin “Në Kohë Reale” të RTSH-së praktikat momentet e tmerrit.
Ajo e dhënë të dha se në kohën e ngjarjes ishte në gjumë së bashku me të ema. Fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një tërmet, por pak pas ajo i refil pa shumë kequjdes. Pasi dera e banesës u bllokuar, ata u detyruan të dilnin në ballkon, ku mbetën të bllokuara nga hekurat.
Banorja rrëfen se u shpëtua nga zjarrfikësit që po evakuonin banorët mbi ballkona. Ajo e mami u transportuan me ambulancë në spital, ku kësaj të fundit u dha ndihmë dhe oksigjeni.
“Nuk mund ta kalojmë. Jemi shumë të tronditur, sepse gjithçka mund të kishim bërë me zor për të punuar, për të rregulluar gjërat, të çon deri aty sa të mbetesh jashtë shtëpisë. Ne ishim në gjumë, edhe unë, edhe mami kur ndodhi shpërthimi. Në fillim mendoi se ra tërmet, pastaj panë flakët nga ana tjetër. Dera ishte e bllokuar dhe nuk mund të dilnim prej saj, prandaj dolëm në ballkon. Qëndruam aty, por ballkoni ishin i rrethuar me hekura dhe nuk mund të largoheshin. Na kapi edhe më shumë paniku. Pastaj pamë se po i nxirrnin të gjithë me shkallë nga ballkonet. Ishin edhe zjarrfikësit të cilët po shuanin zjarrin me ujë. Na panë dhe na pyetën: ‘Çfarë bëni ju aty?’ Edhe ata na ndihmuan, na nxorën mua dhe mamin jashtë. Dy persona morën mamin dhe dy të tjerë mua. Mamin u hipën në ambulancë dhe na çuan në spital. Atje mamin u vendosi me oksigjeni dhe i dhanë ndihmën e parë”, u shpreh ajo.
Ajo kujton edhe panikun e momenteve kur u detyruan të largoheshin pa marrë asgjë me vete.
“Ishim aq të tronditur saqë mami nuk arritte as të marrte telefonin. Ajo kuptonte? Dolëm me pizhame, unë dola zbathur. Aq shumë u tronditëm, sepse flakët ishin deri në qiell, ishte shembur gjithçka. Çfarë mund të mendoj në ato momente? Vetëm të shpëtoj kokën, për asgjë tjetër”, tha ajo.
Shpërthimi ndodhi në katin e tretë të pallatit dhe u pasua nga një zjarr i fuqishëm, që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe strukturore në ndërtesë.
Përveç dy viktimave, 10 banorë mbetën të dëmtuar dhe merën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.