ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së një 76-vjeçari, Idriz Armaçi, në

**Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së 76-vjeçarit në Ksamil**
Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së Idriz Armaçit, 76 vjeç, në Ksamil. Sipas Policisë, bëhet fjalë për tritol, i cili ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:45. Banuesi i shtëpisë nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa dëmet janë të kufizuara.
Në njoftimin zyrtar, Policia konfirmon rrethanat e ngjarjes: “Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale”.
Hetimet për zbardhjen e rastit vijojnë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave se si ka ndodhur shpërthimi.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.