ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Zallë.

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Zallë.
Sipas policisë, zjarri është ndezur nga shtetasi I. H.(K.) në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e mbeturinave bimore.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur pemë frutore dhe sipërfaqe toke në fshatin Zallë, si edhe në zonat përreth, përfshirë fshatin Halil dhe vendet e quajtura “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”.
Arrestimi i 67-vjeçarit u bë pas veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit për rënien e zjarrit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve apo poseduesve të kullotave që të mos ndezin zjarre, veçanërisht për djegien e mbeturinave në toka bujqësore apo kullota.
Sipas policisë, kjo praktikë është e gabuar dhe e dënueshme penalisht, pasi mund të shkaktojë përhapjen e pakontrolluar të flakëve dhe të rrezikojë pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë menjëherë çdo person që tenton të ndezë zjarr, duke garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.