ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe. I ftuar special i këtij edicioni do të jetë Luigi Ragno, special

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe.
I ftuar special i këtij edicioni do të jetë Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan. Ai do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian.
Seminari do të zhvillohet në datën 23 nëntor, nga ora 10:00 deri në 15:00, dhe do të jetë i hapur për të gjithë trajnerët e portierëve, në çdo nivel, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është falas.
Për të katërtin vit radhazi, FSHF vijon këtë nismë në kuadër të programit të saj për edukimin dhe kualifikimin e trajnerëve, duke krijuar mundësi konkrete për njohjen me praktikat bashkëkohore, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes së portierëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.