ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Analisti Artur Nura ka deklaruar se situata e krijuar gjatë protestave në Tiranë ka ngjashmëri me zhvillimet në Milano dhe

Analisti Artur Nura ka deklaruar se situata e krijuar gjatë protestave në Tiranë ka ngjashmëri me zhvillimet në Milano dhe Paris, duke ngritur shqetësimin për një organizim të strukturuar dhe me karakter transnacional.
Sipas Nurës, në protesta ka persona të mitur dhe individë të maskuar, identiteti i të cilëve nuk mund të dallohet lehtësisht, ndërsa mënyra e veprimit, sipas tij, dëshmon për një organizim të mirëfilltë.
Analisti pretendon se në Tiranë bëhet fjalë për një organizim transnacional. Ai vuri në dukje se protesta, e cila vijon prej tre muajsh, është kthyer në një protestë të dhunshme, ndërsa e lidhi përshkallëzimin e situatës me vlerësimin maksimal që Luksemburgu, sipas tij, i bëri progresit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Nura përmendi gjithashtu situatat në Paris dhe Milano, duke ngritur dyshime për një skenar ndërkombëtar.
Analisti bëri dallimin mes studentëve që protestojnë për kauzat e tyre dhe personave që, sipas tij, shfrytëzojnë këto momente për të nxitur dhunën.
“Në Milano kishin një situatë të ngjashme me Tiranën. Kemi minorenët, njerëz me maska që nuk dallohen se kush janë dhe ka një organizim profesional. Nëse iu vë zjarr institucioneve, kemi benzinë dhe organizim, është një grup i vogël në bashkëpunim. Është i ngjashëm me organizimin në Milano, ANTIFA është organizatë e decentralizuar dhe goditjen e ka marrë në 2010 nga administrata Trump, ku ka pasur më pas edhe procedura ligjore në 2020. Në Tiranë është një organizim transnacional. Protesta prej tre muajsh u kthye në protestë të dhunshme, pasi Luksemburgu vlerësoi maksimalisht progresin e Shqipërisë në BE. Edhe në Paris situata është e ngjashme. Ka një skenar ndërkombëtar. Edhe këto ditë, nuk u vë fajin studentëve që dalin me kauzat e tyre, ata që i shfrytëzojnë këto momente janë problematikët. Shteti duhet të veprojë dhe t’i ndalojë nëse ka fakte. Nëse do kemi ndërprerje të procesit të integrimi, do të kthehemi vite pas.
Mosfutja e Shqipërisë ne BE është ndëshkim për të gjithë, faturën e paguajmë të gjithë!”
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.