ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet sot për të vendosur

Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet sot për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së që përveç censurës ndaj mediave, prek edhe avokatët të cilëve nuk do t’iu lejohen celularët në gjyqe.
Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia.
Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme që të rishikonte dispozitat që prekin komunitetin e avokatëve.
Sipas avokatëve, moslejimi i celularit në seanca prek drejtpërdrejt punën e tyre. Por, nisur nga mungesa e një përgjigjeje nga ana e kësaj gjykate, do të jetë mbledhja e këshilli drejtues ajo ku do të vendosen hapat e mëtejshëm për t’i bërë rezistencë rregullores. Një ndër masat që është paralajmëruar nga avokatët nëse GJKKO nuk do të tërhiqet është edhe bojkoti i seancave gjyqësore.
Edhe mediat si dhe organizatat ndërkombëtare të tyre kanë kundërshtuar këtë rregullore që cenon të drejtën e informimit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.