ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi këtë të martë bojkotin e seancave gjyqësore nga data e sotme, deri në pezullimin e

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka shpallur sot bojkot të përgjithshëm dhe të pacaktuar ndaj seancave gjyqësore. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të vijojë derisa të pezullohet plotësisht rregullorja e fundit e Gjykatës së Posaçme, e cila ndalon përdorimin e celularit në sallat e gjyqit.
Kreu i këtij institucioni, avokati Maks Haxhia, bëri thirrje për ndërhyrje urgjente. "Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të rregullores së Gjykatës së Posaçme", deklaroi ai. Bojkoti, sqaroi Haxhia, ka përjashtim të vetëm masat e sigurisë në gjykata. Kërkesa e tyre shkon më tej, duke kërkuar edhe rishikimin e plotë të këtij akti normativ.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re me rregulla strikte për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave dhe aktivitetin e medias. Praktika e re ka nxitur reagimin e fortë të palëve të interesuara, të cilat i kanë kundërshtuar masat kufizuese.
Një paralajmërim i rëndë u bë nga kreu i Dhomës së Avokatisë për ata që mund të thyenin frontin. "Ndaj të gjithë avokatët që do thyejnë këtë bojkot, do dalin në kundërshtim me këtë vendim do të procedohen displinarisht nga Dhoma e Avokatisë me masë ekstreme: heqjen e licencës", u shpreh Haxhia.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.