ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një vatër zjarri është riaktivizuar në Çërrilë të Mallakastrës duke u kthyer në problem për banorët e zonës. I favorizuar

Zjarri është shfaqur sërish në pyjet e Çërrilës në Mallakastër, duke u përhapur me ritme të shpejta falë terrenit të thepisur dhe pemëve të thata. Kushtet e motit kanë ndihmuar që flakët të kapin një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Për të luftuar gjigantin e kuq janë angazhuar katër automjete zjarrfikëse, tridhjetë ushtarë dhe njëzet punonjës të bashkisë. Për shkak të relievit të thyer, puna e tyre po vështirësohet. Në mbështetje të tyre ka mbërritur edhe një helikopter. Deri më tani, flakët kanë mbetur larg zoneve të banuara.
Ky është një tjetër sezon i vështirë veror për Shqipërinë, i stigmatizuar nga zjarret. Fushë-Kruja, Himara, Fieri, Puka, Lura dhe rrethinat e Tiranës janë ndër rajonet më të prekura nga flakët. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura. Megjithatë, janë djegur banesa dhe janë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore dhe bujqësore.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.