ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Rey Manaj duket se e ka të qartë se çfarë kërkon nga aventura e tij e ardhshme futbollistike.

**Rey Manaj i vë çmimin vetes: 6.5 milionë euro dhe kontratë 2,5-vjeçare**
Rey Manaj e ka të qartë çfarë kërkon nga klubi i tij i ardhshëm. Pas ndarjes nga Sivasspori, sulmuesi shqiptar ka përcaktuar edhe pretendimet financiare që duhet të plotësojë çdo skuadër e interesuar për shërbimet e tij.
Sipas gazetarit turk Fikret Gul, bomberi i Kombëtares kërkon një kontratë 2,5-vjeçare, me vlerë totale 6.5 milionë euro. Kushdo që dëshiron ta ketë në ekip duhet t’i pranojë këto kushte.
Ndarja nga Sivasspori nuk ishte e qetë. Manaj pretendon se klubi turk nuk i përmbushi detyrimet financiare ndaj tij, prandaj u largua pas problemeve me pagat.
Ndërkohë, emri i lushnjarit është hedhur së fundmi në tavolinë si një alternativë për Leçen në Serinë A. Deri tani, megjithatë, nuk ka asnjë zhvillim konkret drejt një marrëveshjeje.
E ardhmja e Manajt mbetet e hapur. Kërkesat e tij financiare pritet të peshojnë shumë në zgjedhjen e destinacionit të ri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.