ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila nisi rreth orës 12:30, në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila nisi rreth orës 12:30, në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama u ka përcjellë ministrave qëndrimin se personat e përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë. Ndërsa për protestuesit e tjerë, të cilët i konsideron studentë, ai ka kërkuar që të dëgjohen dhe shqetësimet e tyre të merren në konsideratë.
Qëndrimi i kreut të qeverisë vjen pas përshkallëzimit të situatës para Ministrisë së Arsimit, ku demonstruesit shkulën kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, si dhe hodhën sende të forta në drejtim të forcave të policisë.
Një ditë më parë, 23 protestues u shoqëruan në polici, ndërsa shtatë të tjerë morën trajtim mjekësor në spital. Demonstrata po vijon për të dytën ditë radhazi, ndërsa tensionet kanë shoqëruar zhvillimet në kryeqytet.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.