ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Mobilizimi i investimeve private është i rëndësishëm që Shqipëria të forcojë konkurrueshmërinë, të përshpejtojë konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian dhe

Mobilizimi i investimeve private është i rëndësishëm që Shqipëria të forcojë konkurrueshmërinë, të përshpejtojë konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike. Kjo bëhet e ditur në raportin më të fundit të Grupit të Bankës Botërore.
Diagnostikimi i Sektorit Privat në Shqipëri identifikon politikat, kuadrin rregullator dhe reformat institucionale që mund të ndihmojnë në mobilizimin e deri në 929 milionë dollarëve amerikanë në investime private dhe të mbështesin krijimin e 13,000-18,000 vendeve të punës në periudhën afatmesme në agroturizëm, menaxhimin e mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave.
Këta janë tre sektorë me potencial të lartë për të tërhequr investime, për të mbështetur punësimin, për të gjeneruar të ardhura dhe për të kontribuar në një rritje ekonomike të qëndrueshme.
“Shqipëria ka mundësinë ta shfrytëzojë kërkesën e lartë në sektorin e turizmit, kalimin drejt një ekonomie qarkulluese dhe vazhdimin e reformave për pagesat digjitale për të nxitur më shumë investime private dhe vende pune më të mira. Për ta realizuar këtë nevojiten reforma konkrete, që u ofrojnë investitorëve rregulla më të qarta dhe më shumë siguri për të investuar kapitalin e tyre. Sektori i agroturizmit ofron mundësi për të zgjeruar aktivitetin turistik përtej zonave bregdetare dhe sezonit të pikut veror, duke forcuar njëkohësisht lidhjet me bujqësinë dhe duke mbështetur krijimin e mundësive ekonomike në zonat rurale”, tha menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci.
Banka Botërore nënvizon se pavarësisht kërkesës në rritje, investimet hasin vështirësi nga mangësitë në certifikim, informacioni i kufizuar për tregun, mungesa e fuqisë punëtore, si dhe zbatimi jo i njëtrajtshëm i rregullave.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.