ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama është pyetur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ku tha se vendi vijon punën për mbylljen

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ecurinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u ndal te kjo çështje gjatë Samitit të Turizmit 2026, ku u pyet për negociatat dhe për afatet e anëtarësimit.
Shefi i qeverisë tha se puna për mbylljen e kapitujve po vazhdon me intensitet. Sipas tij, nuk mund të fiksohet asnjë datë konkrete. Arsyeja është e thjeshtë. Vendimi final nuk varet vetëm nga Tirana.
“Ne jemi në kontakt dhe vijojmë të punojmë. Jemi drejt rrugës së mbylljes së kapitujve, se kur do të ndodhë askush nuk e di, nuk ka një datë. Askush nuk vendos dot një datë me BE-në. Ideja është të bësh detyrat dhe të shpresosh për më mirë”, u shpreh Rama.
Në të njëjtën forum, kreu i ekzekutivit shprehu qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Unionit. Ai tha se preferon një Europë më të gjerë dhe mbështet zgjerimin me vende të reja.
“Unë jam në favor të një Europe më të madhe, jo më të vogël. Kurrë nuk kam qenë pro idesë së një Shqipërie më të madhe, pasi kam qenë pro idesë së një Europe më të madhe. Kanadaja, mirë se të vijë, kush të dojë mirë se të vijë, nuk shoh asnjë problem. E mirëpres këtë anëtarësim të asociuar. I mirëpres të gjithë të bëhen pjesë e BE-së. Edhe nëse Presidenti Trump do të vijë, është i mirëpritur”, tha Rama.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.