ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Tiranë, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për

Nga Asambleja e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama u dha një mesazh të drejtpërdrejtë anëtarëve të familjes politike: kush vepron kundër saj, nuk ka më vend në parti.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kujtoi se për 26 vjet me radhë formacioni ka qenë një ofertë e një niveli tjetër. Por këtë herë, sipas tij, humbja nuk erdhi vetëm nga vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve. Në baltë e la edhe organizimi i bërë me mendjelehtësi nga një skuadër që hyn në fushë e bindur se fitoren e ka në xhep. Sot, theksoi Rama, ai rrezik nuk ekziston më.
Ai nuk deshi të ndalej te ajo që kishte thënë në Asamble, por paralajmëroi se kushdo që sillet si "e ëma e Zeqos në majë të thanës" me detyrat e familjes politike nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe.
Më pas, kryeministri bëri dallimin mes atij që nuk është i lirë dhe atij që ka lirinë të marrë vendime. "Një njeriu që nuk është i lirë i falet të lexojë gabim situatat, por askujt që ka lirinë të marrë vendime nuk i falet të bëjë të njëjta vendime apo të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor", u shpreh ai.
Në përfundim, Rama shtoi se goditjet ndaj njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart nuk do të kalojnë pa u vënë re. "Goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart, as nuk do harrohet as nuk do falet", tha ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.