ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e ka përdorur pushtetin për përfitime financiare personale. Rama tha se dhuratat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e ka përdorur pushtetin për përfitime financiare personale.
Rama tha se dhuratat që i janë dhënë në cilësinë e kryeministrit janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar, ndërsa theksoi se synimi i tij është të lërë një trashëgimi publike dhe jo të pasurohet.
Ai shtoi se gjatë viteve në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, “paraja dhe pronat” nuk e kanë përkulur bindjen për të dhënë dhe jo për të marrë.
Edi Rama:
Nuk ka asnjë firmë të hedhur nga mua në bashki apo tani. Nuk jam engjëll, as i pagabueshëm. Por faji që nuk kam bërë kurrë është që të trajtoj pushtetin për para dhe për prona. Kush më njeh e di mirë ccfraë flas. Kush ka fituar mundësi të ligjshme falë firmës time e di mirë ccfarë flas. Pushteti im nuk është përdorur kurrë për para të errta apo të marr favore.
Ndryshe nga paraardhësi im që i ka përlarë dhuratat, unë i kam regjistruar si pronë e shtetit shqiptar. Çfarë vjen për mua si kryeministër nuk vjen për ta ccuar në shtëpi e as ta kem për veten time. Ndaj unë privatisht udhëtoj gjithnjë. Ndaj makina ime merret me qera nga partia, jonga qeveria, sepse e përdor edhe për takime elektrorale. Unë mund të kem bërë shumë gabime, por kurrë, paraja, pronat apo ccdo gjë tjetër nuk e kanë përkulur dot bindjen time që unë jam për të dhënë jo për të marrë. Jam për të bërë histori, jo për pasuri. Jam për të lënë emrin, jo për të fryrë xhepat.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.