ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmet e shkaktuara gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se ato mund të

Rama: Grupi me 200-300 të maskuar paguhet për dhunë, gurët ndaj policisë janë armë që mund të vrasin
Kryeministri Edi Rama ka folur për tensionet dhe dëmet e shkaktuara nga protestat e dhunshme në Tiranë. Sipas tij, pasojat materiale mund të rregullohen brenda pak kohësh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet përshkallëzimi i dhunës dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj efektivëve të policisë.
“Kam qenë pak i përfshirë dhe fushën e kanë pasur të lirë, ata që e fillojnë ditën dhe e mbarojnë me dhunë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u ndal te përgjegjësia për aktet e dhunshme. Ai tha se askush nuk është distancuar nga sulmet ndaj policisë dhe shkatërrimi i pronës.
“Nuk dëgjon askënd që ta dënojë dhunën qartësisht”, deklaroi ai.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rreziku për jetën e punonjësve të rendit. Ai përmendi gurët e çmontuar nga trotuaret dhe të hedhur drejt policisë.
“Ky është një nga mijëra gurë të shkulur për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë, që mund të bëhet vdekjeprurëse”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për një grup të veçantë në protestë. Bëhet fjalë për 200 deri në 300 persona të maskuar, sipas tij. Ata, theksoi ai, nuk kanë lidhje me studentët. Qëllimi i tyre, sipas Ramës, ka qenë nxitja e dhunës kundrejt pagesës.
“Imazhet që tregojnë televizionet, kur shfaqin atë të ashtuquajturin grupin e zjarrit, atë 200, 300 të maskuar, që nuk kanë asnjë lidhje me studentët, por që është aty e paguar, nuk i shohin këto”.
Kështu u shpreh kryeministri.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.