ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Ylli Pata Ka disa kohë që zhvillohet debati se pse Sali Berisha, Arlind Qori, komponentët e tjerë të opozitës,

Nga Ylli Pata
Ka disa kohë që zhvillohet debati se pse Sali Berisha, Arlind Qori, komponentët e tjerë të opozitës, qoftë dhe njerëzit e mazhorancës e mbështetën aksionin e dhunës që dogji Tiranën, apo nuk u distancuan.
Intepretimet për këtë janë të shumta, hipotezat kanë cekur lidhje, arsye, inate, pritshmëri, e mjaft le të themi arsye që mund të kenë motivuar këto qëndrime.
Megjithatë pyetja kardinale që pak bëhet, është çfarë përfitimi politik kanë të gjithë këta aktorë e faktorë që e mbështetën djegien e Tiranës?
Sa pikë fituan, e sa mund të fitojnë në të ardhmen? Sot, Edi Rama, kreu i mazhorancës, mund të dalë me një qëndrim të fortë përpara një objekti të djegur e të mbajë një fjalim eksploziv, që mund të sjellë një efekt thuajse atomik për të gjithë këta faktorë e aktorë në aspektin politik. Këtë e tregojnë edhe sondazhet, por edhe fakti se qytetarët e Tiranës u distancuan menjëherë, drastikisht nga këta faktorë; qoftë edhe pjesëtarë të këtyre formacioneve.
Në këtë rast pyetja tjetër që shtrohet, të gjithë këta që e mbështetën apo duartrokitën dhunën është se përse e bënë kur nuk mund fitonin politikisht? Në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 çdo kandidat i opozitës, qoftë edhe më i moderuari ndërmjet tyre Ilir Alimehmeti nëse vendoset nga PD, do të ketë në këmbë gjylen e djegies së Tiranës zvarrë, me të cilën nuk do të ecë lirisht.
Duket se e gjitha kjo nuk ka ndodhur kot, edhe pse duket se janë çmendur të gjithë. Të çmendur, skena laramane e protestës ka mjaft, e shumë prej tyre na dalin përnatë në televizione.
Megjithatë, aktorët e faktorët politikë që e mbështetën këtë aksion nuk e bënë se rrëshkitën si te ajo videoja kur një nënë thotë për djalin: “Ka ikur nga mendorja, është budalla!”. Që e bën natyrisht për ta shpëtuar të birin me ndjesinë e nënës.
Shpjegimi më normal i gjithë kësaj është set ë gjithë kanë pritur që për këtë aksion apo qëndrim të marrin shpërblime nga ato aktorë të mëdhenj jashtë Shqipërisë që i kanë shtyrë këto operacione.
Të cilat nëse shkaktonin apo qëllonin objektivin e duhur, mund të sillnin një përzierje apo më mirë të thuhet një trazik të zhvillimeve në vend.
Të cilat më shumë se politike janë gjeopolitike; duke nisur nga stopimi i procesit të anëtërësimit në BE, nga samiti i NATO-s që zhvillohet në Tiranë, bllokimi i projekteve të mëdha të investimeve në turizëm e infrastrukturë e kështu me radhë. Ndërkohë vendi niste një kalvar të vështirë e të komplikuar të gjetjes së një ekuilibri që natyrisht prish stabilitetin.
Posti që kanë luajtur të gjithë këto aktorë që e mbështetën cilin e dhunës ka qenë i lartë, si në një lojë pokeri, ndërkohë që mund të luanin një shah, që është lojë më elegante dhe inteligjente. Tani duhet të përballojnë pasojat…
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.