ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Jamarbër Malltezi adresoi sërish sulme kundrejt SPAK, ku ishte thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Malltezi akuzon SPAK-un, protestuesja i kujton aferën e Partizanit: “Jeni edhe ju pjesë”
Jamarbër Malltezi sulmoi sërish SPAK-un, teksa ishte thirrur për t’u pyetur lidhur me kallëzimin kundër gjyqtares Irena Gjoka. Pasi dha dëshminë, ai e nisi me të njëjtat akuza: sipas tij, SPAK-u mbrojti gjyqtaren dhe u përpoq ta mbyllte dosjen.
“SPAK tentoi ta mbyll çështjen ndaj Irena Gjokës por ishte gjykata që e detyroi SPAK të bëjë hetime. Dhe në javët e fundit u kujtuan për të marrë dëshmitë. Irena Gjoka u mbroj në këtë proces të turpshëm nga ata që duhej të respektoni ligjin”, tha Malltezi.
Ndërsa ai po jepte deklaratën para SPAK-ut, një protestuese iu drejtua me një kujtesë për aferën e Partizanit. Në atë çështje, Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, është i pandehur së bashku me vjehrrin e tij. Ajo i tha se nuk duhet të merret me punët e SPAK-ut, por të japë llogari për çështjet ku është i përfshirë vetë.
“Jeni në SPAK për të dhënë llogari për atë që jeni i përfshirë, jo për atë që ata brenda bëjnë. Jeni edhe ju pjesë”, thotë protestuesja.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.