ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Vijon kaosi në rrugët pranë qendrës së Tiranës. Pasi policia i shpërndau nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë zhvendosur

Vijon kaosi në rrugët pranë qendrës së Tiranës. Pasi policia i shpërndau nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë zhvendosur në bulevardin “Zogu i Parë”.
Disa prej tyre kanë thyer xhamat e bizneseve private, ndërsa në të njëjtin bulevard, protestuesit kanë ndaluar edhe një ambulancë për të kontrolluar se çfarë transportonte.
Po ashtu, koshave të mbeturinave u është vënë flaka dhe janë vendosur në mes të rrugës.
Ndërkohë, kur ora shënon 16:45, protestuesit po grupohen në sheshin “Skënderbej”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.