ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e turmës nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë zhvendosur rreth orës 15:30

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e turmës nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë zhvendosur rreth orës 15:30 drejt hyrjes së Rrugës së Dibrës në kryeqytet.
Përpara vendosjes në këtë aks, grupe protestuesish sulmuan me gurë selinë qendrore të Partisë Socialiste, duke dëmtuar dhe thyer xhamat e derës kryesore të godinës.
Po ashtu, pranë zonës së “Ushtarit të Panjohur”, protestuesit zhvendosën disa kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u vunë flakën atyre, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe duke krijuar vatra të reja tensioni.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.