ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime të ndryshme të Tiranës.
Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, grupe protestuesish janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke vijuar lëvizjet jashtë zonës kryesore të protestës.
Sipas raportimeve, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të policisë.
Ata para arratisjes shkulën edhe disa pllaka te Sheshit Skenderbej. Teksa u arratisën rrugëve për të mos u kapur nga policia që po i ndiqte.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.