ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Politologu Ermal Hasimja u shpreh i bindur që protesta nuk ka asnjë lidhje me opozitën. “Një gjë të mirë ka

Politologu Ermal Hasimja u shpreh i bindur që protesta nuk ka asnjë lidhje me opozitën.
“Një gjë të mirë ka bërë PD-ja këto kohë, që ka mbajtur një lloj distance nga protesta. Do ishte mirë ta ruante këtë qëndrim, në mënyrë që t’i heqë mundësinë qeverisë që të bëjë ato akuzat që kjo është protestë e lidhur me opozitën. Kjo është qartazi protestë që nuk ka lidhje me opozitën dhe për ta kuptuar këtë, mjafton të dëgjosh dje edhe sot që protestuesit thërrisnin “Rama në burg, Berisha në burg”. Është normale që opozita ta mbështesë dhe të presë që të japë rezultatet që ajo do”, tha Hasimja në “Off the Record”, në A2CNN.
Sipas tij, “opozita në rastin konkret është në pozicion jashtë loje”.
“Opozitën më të fortë qeverisjes nuk po ia bën opozita formale, partitë politike, por njerëzit që janë në shesh prej 140 ditësh dhe studentët që dolën masivisht dje dhe sot”, u shpreh Hasimja.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.